KAMBIOMATIK u krijua nga pasioni i përbashkët për kambiot, puna e palodhur për të zgjidhur çdo sfidë dhe dëshira për t’i ofruar tregut shqiptar shërbimet e specializuara në këtë fushë.

Ne jemi të parët që i kemi sjellë tregut shqiptar paisje me një teknologji të avancuar bashkëkohore. Për herë të parë vjen së shpejti në Shqipëri dhe në Ballkan, Valve Body test bench – Bankoprova e trurit, makineri për testimin e trurit të kambios. Një risi tjetër e sjellë nga KAMBIOMATIK, janë gjithashtu edhe paisjet e riparimit të hidroxhuntove. Por nuk mjaftohemi me kaq, Lavatricja me ultratinguj për pastrimin e pjesëve me një precision të lartë, është nga paisjet më moderne që kompleton servisin tonë.

EKSPERIENCA E STAFIT

Teknikët tanë kanë vite përvojë, të kombinuar me mjetet e duhura dhe trajnimin e duhur për t’i shërbyer klientëve me korrektësi dhe profesionalizëm. Teknikët tanë janë specializuar dhe trajnuar në kompanitë më të mëdha të fushës së automekanikës në Europë. Gjithashtu, i gjithë stafi ynë është në trajnim të vazhdueshëm për t’u azhornuar me zhvillimet e reja në fushën e automekanikës dhe për të qenë sa më profesional në punën që kryejnë.

Detailed information