KAMBIOMATIK u krijua nga pasioni i përbashkët për kambiot, puna e palodhur për të zgjidhur çdo sfidë dhe dëshira për t’i ofruar tregut shqiptar shërbimet e specializuara në këtë fushë.

Ne jemi të parët që i kemi sjellë tregut shqiptar paisje me një teknologji të avancuar bashkëkohore. Për herë të parë vjen së shpejti në Shqipëri dhe në Ballkan, Valve Body test bench – Bankoprova e trurit, makineri për testimin e trurit të kambios. Një risi tjetër e sjellë nga KAMBIOMATIK janë gjithashtu edhe paisjet e riparimit të hidroxhuntove. Por nuk mjaftohemi me kaq, Lavatricja me ultratinguj për pastrimin e pjesëve me një precision të lartë, është nga paisjet më modern që kompleton servisin tonë.

EKSPERIENCA E STAFIT

Teknikët tanë kanë vite përvojë, të kombinuar me mjetet e duhura dhe trajnimin e duhur për ti shërbyer klientëve me korrektësi dhe profesionalizëm. Teknikët tanë janë specializuar dhe trajnuar në kompanitë më të mëdha të fushës së automekanikës në Europë. Gjithashtu, i gjithë stafi ynë është në trajnim të vazhdueshëm për t’u azhornuar me zhvillimet e reja në fushën e automekanikës dhe për të qenë sa më profesional në punën që kryejnë.

ZEMRAT, MENDJET DHE RROTAT


Nëse motori është zemra e një automjeti, kambio sigurisht është truri i tij. Në fund të fundit, një automjet nuk do të bëjë atë që ju kërkoni pa një kambio të duhur. Nëse ingranazhet e automjetit nuk po punojnë siç duhet ose automjeti po bën zhurma që nuk i keni dëgjuar më parë, KAMBIOMATIK ka eksperiencën dhe ekspertizën për të diagnostikuar problemin dhe për të rekomanduar zgjidhjen më të mirë me kosto më efektive.